Shpëtim Duro dëshiron Eminin te Flamurtari

Shpëtim Duro i dashuruar pas futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia. Pas afrimeve të Muhamed Useinit dhe Artim Pollozhanit, dy futbollistë që më parë ishin pjesë e Shkëndijës, strategu shqiptarë dëshiron edhe një tjetër ish “kuq e zi” në rradhët e Flamurtarit.

Fjala është për Izair Eminin e Kukësit, të cilit i skadon kontrata me kampionët në fuqi të Shqipërisë. Duro dëshiron të përfitojë nga ky fakt dhe të bind Eminin për tu veshur “kuq e zi”, edhe pse kësaj rradhe do ta ketë shumë të vështirë për të bindur futbollistin tetovarë, dëshira e të cilit është që të rikthehet në rradhët e Shkëndijës.

Këta të fundit nuk fshehin interesimin për shërbimet e ish futbollistit të tyre, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit evropiane të Kukësit, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e dytë të skuadrës së tij në fitoren 2:1 ndaj Sherif Tiraspol, që megjithatë në fund nuk rezultoi e mjaftueshme që kampionja e Shqipërisë të vazhdojë garat më tutje në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve Evropian.

Pikërisht pas këtij takimi, Emini mbeti një futbollist i lirë, ndërsa me siguri se për nënshkrimin e tij përveç Flamurtarit dhe Shkëndijës do të luftojë edhe skuadra e tij aktuale, Kukësi.

Leave a Reply