La Liga, hidhet shorti për sezonin e ri! Bardhi me Levanten e tij e nis me Viljarealin në transfertë

Është hedhur shorti për sezonin e ri në elitën e futbollit spanjoll, pjesë e së cilën nga sezoni 2017/2018 do të jetë edhe futbollisti shqiptarë, Enis Bardhi.

Talenti shkupjan ditë më parë nga Ujpeshti u transferua te Levante, skuadër kjo e cila sezonin e ri do ta nisë me ndeshjen në transfertë ndaj Viljarealit.

Enis Bardhi gjatë ditës së djeshme kishte edhe debutimin e tij me fanellën e Levantes, për të cilën skuadër shënoi në miqësoren ndaj skuadrës së La Nucia.

Kampionët në fuqi të Realit të Madridit sezonin e ri do ta nisin në transfertë ndaj Deportivo Lakorunjës, derisa Barcelona në “Kamp Nou” do të mirëpret Real Betisin.

Ndeshjet e javës së parë në La Liga janë paraparë të zhvillohen me 20 gusht.

Orari i ndeshjeve të javës së parë në La Liga:

Leave a Reply