Junajtedi mundi Sitin në tokën amerikane (VIDEO)

Junajtedi ka dalë fitues në derbin e Mançesterit, edhe atë në tokën amerikane.

“Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultatin 2:0, në miqësoren e vlefshme për në “International Champions Cup”.

Që të dy golat të besuarit e Mmurinjos i shënuan gjatë pjesës së parë, edhe atë në një interval kohor prej vetëm dy minutash.

Ishte Romelo Lukaku, ai i cili e hapi serinë e golave në minutën e37-të, derisa në minutën e 39, Rashford realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e “pasanikëve” të Pep Guardiolas.

 

Leave a Reply