Renova mundi Shkupin në miqësoren e zhvilluar në Mavrovë

Renova ka vazhduar me paraqitje të mira në kuadër të fazës përgatitore, që kjo skuadër po e zhvillon në prag të sezonit të ri futbollistik, që do të nis me datë 13 gusht.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Vllatko Kostov në ndeshjen ndaj FC Shkupit  të zhvilluar në qendrën sportive në Mavrovë shënoi fitore minimale 1:0.

Autorë i golit të vetëm në këtë përballje ishte Argjent Gafuri, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë pak minuta para fundit të pjesës së parë, ku të dy trajnerët kishin vendosur që në fushë të zbresin disa nga futbollistët më me përvojë.

Gjatë kësaj pjese raste shënimi patën edhe futbollistët e Shkupit, mirëpo nuk i’a dolën të mposhtin portierin kroat Kobetiç, i cili pati disa intervenime mjaft të mira para futbollistëve kundërshtarë.

Gjatë pjesës së dytë, edhe Ardian Nuhiu i FC Shkupit dhe Vllatko Kostov i Renovës, vedosën që në lojë të  inkuadrojnë edhe pjesën tjetër të skuadrës që i kishin në bankinë, mirëpo edhe përkundër këtyre ndryshimeve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Për Renovën, ishte kjo fitorja e tretë rradhazi, nga gjithsej 4 ndeshje të zhvilluara. “Gjipspnuesit” më parë kishin mundr Gostivarin (5:2) dhe Struga Trim Lum (3:1), ndërsa kishin pësuar në ndeshjen e tyre të parë kontrolluese ndaj Pobedës (1:3).

Në anën tjetër për FC Shkupin ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese pas asaj në stadiumin Hekurana në Shkup, kur barazuan pa gola ndaj skuadrës së Skopjes.

Ndeshjen e rradhës FC Shkupi do ta zhvillojë të enjten (27 korrik) ndaj skuadrës së Gostivarit, ndërsa vetëm tre ditë më vonë (30 korrik), “bardhekaltërit” nga Çairi do të përballen me skuadrën e Flamurtarit nga Prishtina.

Leave a Reply