Hasani: Jemi më të mirë se Trakai dhe këtë do e dëshmojmë në teren

Ferhan Hasani shprehet optimist për ndeshjen e nesërme kundër Trakait, ndaj së cilës Shkëndija do të kërkojë të përmbys epërsinë e lituanezëve 2:1 nga ndeshja e parë. Ai ka respekt për ekipin kundërshtarë, por njëkohësisht thotë se Shkëndija është skuadër më e mirë dhe se një gjë të tillë atë do e dëshmojnë në fushën e blertë.

“Normalisht që na pret ndeshje e vështirë, kemi rezultat nga ndeshja e parë, i cili na motivon dhe jemi të vetëdijshëm se mund ta kalojmë rivalin. Çdo respekt për Trakain, por Shkëndija është ekip më i mirë dhe nesër do të dalim në terren të dëshmojmë atë dhe sërish të gëzohemi me kualifikimin në “play-off” të Liga Europa” – tha kapiteni Ferhan Hasani në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

Ndryshe, ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Trakait do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë ne fillim prej orës 17:00.

Leave a Reply