Reali i Madridit pas 7 minutave jo të plota në pjesën e dytë ka arritur që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e Mançester Junajtedit. Pas një aksioni të bukur të “mbretërve”, Isko nga brendia e zonës me një goditje të matur edhe për herë të dytë arriti që të mposht portierin De Gea.
Ndeshja mund të bëhej edhe më e zjarrtë në rast se në aksionin e rradhës “djajtë e kuq” arrinin të shënonin golin e parë në rrjetën e Navas, i cili fillimisht ndali tentativën e Poll Pobgas, që më pas Lukaku me një goditje të fuqishme të godas vetëm mbi portë.