GOOOOOOOL….Junajtedi shënon, “Telekom Arena” po ushton (VIDEO)

Se Mançester Junajtedi sonte ka më shumë tifoz të pranishëm në “Telekom Arena” në Shkup po dëshmon goli i parë i skuadrës angleze të shënuar përballë Realit të Madridit.

Nemanja Matiç lëshoi një bombë nga jashtë zonës, teksa topin e devijuar nga ana e portierit Navas, transferimi me vlerë prej 85 milion eurove gjatë kësaj vere, Romelo Lukaku e shfrytëzoi në maksimum duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Ky gol me siguri se do të sjellë minuta të zjarrta në vijim dhe një futboll edhe më cilësor sonte në stadiumin e kryeqendrës sonë.

Leave a Reply