“Izair Emini vishet “kuq e zi””    

As “kërcënimet” e bëra nga ana e KF Kukësi nuk kanë mundur të ndalin Izair Eminin për të veshur fanellën “kuq e zi”. Edhe pse jo zyrtarisht, Emini i lejoi vetes për të veshur fanellën e Shkëndijës, për të cilën i rrah edhe zemra.

Emini është parë sot në stërvitjen e skuadrës tetovare, e cila përmes një kumtesë ka  njoftuar opinionin rreth të vërtetës:

““Kuqezinjtë” janë rikthyer në seancat stërvitore pas dy ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kualifikimit në fazën e play-offit të UEFA Europa League. Pushimi u erdhi mirë futbollistëve pas rritmit të ndeshjeve të vëshitra në tre raundet paraprake eliminatore, ndërsa tani më vëmnedja kthehet kah sfidat e rradhës. Lojtarët janë duke punuar për startin e sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe përballjen me Vardarin që do të luhet në fundjavë. Risi në seancën e sotme stërvitore ishte prania e ish-futbollistit të Kukësit, Izair Emini. Tetovari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, ndërsa deri në marrjen e një vendimi ka gjetur derë të hapur në klubin tonë.”

 

Leave a Reply