Ronaldo shumë pak mungonte të lëndohej në Shkup (VIDEO)

Kristiano Ronaldo shumë pak mungonte që të lëndohej në Shkup, ende pa prekur fushën e blertë në “Telekom Arena”.

Ai gjatë arritjes në impiantin e Shkupit ku sonte do të zhvillohet ndeshja finale e SuperKupës së Evropës, midis Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit, rrëshqiti përderisa po zbriste nga shkallët e autobusit, mirëpo për fat të mirë nuk humbi dot barazpeshën, duke iu shmangur në këtë mënyrë ndonjë lëndimi.

Ai gjithë këtë situatë të palakmueshme e përcolli me një buzëqeshje në fund, mirëpo mbetet të shohim nëse do dalë i buzëqeshur edhe pas përfundimit të ndeshjes, që starton sonte me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply