ZYRTARE, Stefan Ristovski pjesë e Sportingut të Lisbonës

 

Stefan Ristovski edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Sportingut të Lisbonës. Reprezentuesi maqedonas te skuadra e njohur portugeze u transferua nga skuadra kampione e Kroacisë, Rijeka.

Drejtuesit e të dyja skuadrave javë të tëra ishin në bisedime, që më në fund të arrihet edhe marrëveshja, sipas së cilës, Ristovski te Sportingu vitin e parë do të luajë në formë huazimi.

Njëherit Sportingu i Lisbonës është i obliguar për pagesën e klauzolës, sipas së cilës klubi portugez vitin e ardhshëm do ti paguajë Rijekës, 2.25 milion euro, për ta blerë edhe përfundimisht kartonin e futbollistit maqedonas, i cili më pas do të jetë i lidhur me një kontratë 5-vjeçare me Sportingun e Lisbonës.

Drejtuesit e skuadrës portugeze menjëherë kanë vendosur edhe klauzolën e tij, sipas së cilës klubi i interesuar për shërbimet e tij do të duhet të paguajë plotë 45 milion euro.

Leave a Reply