Temperatura ekstreme sonte në finalen e Superkupës së Europës në Shkup

Finalja e Superkupës së Europës mes Realit të Madridit dhe Mançester  Junajtedit  do të luhet sonte në mbrëmje në kryeqendrën tonë, ndërsa paralajmërimet e meteorologëve janë se temperaturat gjatë ndeshjes do të arrijnë  deri në 40 gradë.

Temperaturat e larta rrezikojnë të jenë një problem për skuadrat që do të zbresin në fushë, ndërkohë që edhe tifozët i presin 90 minuta ku mund të kullojnë nga djersët.

UEFA ka menduar që të bëhen nga 2 minuta pushim për çdo pjesë, por dhe kjo duket e pamjaftueshme, pasi në kushte të tilla është e vështirë të luash.

Zgjedhja për ta zhvilluar finalen në Shkup ka shkaktuar shumë polemika në ditët e fundit, ndërkohë që të dyja skuadrat janë përgatitur për këtë situatë pasi kanë zhvilluar turneun e “International Cup” në Amerikë.

Leave a Reply