Vardar – Fenerbahçe, çmimet e biletave nga 2000-3000 denarë (FOTO)

Skuadra kampione në fuqi e Vardarit, e ka tepruar paksa me çmimet e biletave për ndeshjen “play-off” të Liga Evropa që do ta zhvillojë me datë 17 gusht kundër gjigandëve të Fenerbahçes.

Nga tabori “kuq e zi”, paralajmëruan se prej nesër do të fillon shitja e biletave, edhe atë me një çmim prej 2000 deri në 3000 denarë.

“Kuqezinjtë” përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan për mënyrën e blerjes së biletave, duke potencuar se tifozët e rregullt të skuadrës së tyre do të përfitojnë 50% lirim, që don të thotë se tre llojet e biletave, 2000, 2500 dhe 3000 denarë do të mund ti marrin për një çmim prej 1000, 1250 dhe 1500 denarë.

Gjatë pajisjes me biletë, secili person do të duhet të tregojë dokumentin e identifikimit (leër njoftim apo pasaportë).

Për shkak interesimit të madh dhe arsyeje sigurimi, tribuna jugore do të jetë e rezervuar vetëm për tifozët e Fenerbahçes, teksa tifozët e Vardarit dhe ato neutral do të mund të blejnë biletë vetëm për tribunën perëndimore dhe veriore të stadiumit.

Leave a Reply