Zeman përjashton Memushajn, ai me sy ka “Serie A”

Përjashtimi për ndeshjen e Kupës së Italisë nga Zeman, nuk është pritur aspak mirë nga Ledian Memushaj, i cili tashmë është shumë larg skuadrës së Peskarës. “PescaraSport 24” shkruan se agjenti i lojtarit nuk ka aspak raporte të mira me klubin, ashtu që është duke menduar për skuadrën e rradhës të Memushajt, që me shumë gjasa do të jetë nga  “Serie A”.

Bëhet fjalë për skuadrën e Beneventos, që e kërkon me çdo kusht mesfushorin e Kombëtares shqiptare, teksa po punohet për formulën e transferimit.

Peskara për shërbimet e Memushajt kërkon 1 milionë euro, por dëshria e lojtarit mund të bëjë që “delfinët” ta shesin dhe për një shifër më të vogël.

 

Leave a Reply