Muki, si gjithnjë me fituesit

Pjesë e spektaklit të sontshëm në “Telekom Arena” midis Realit të Madridit dhe Mançester Junajtedit ishin shumë figura si nga sfera e sportit, ashtu edhe nga politika. Në mesin e tifozëve të super përballjes midis dy gjigandëve evropian ishte edhe deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri.

Ai në këtë ndeshje bënte tifo për Realin e Madridit, fanellën e së cilës skuadër mbante veshur, bashkë edhe me disa miq të tij që kishin vendosur të jenë pjesë e kësaj ndeshje të paharuar në Shkup.

Ndryshe në fund Reali i Madridit shënoi fitore me rezultatin 2:1 ndaj skuadrës së Mançester Junajtedit, ndërsa fitores së “mbretërve” iu gëzua edhe ish gazetari i njohur, i cili njihet si një dashamirë i madh i futbollit, duke pasur parasysh se vite me rradhë udhëhiqte ekipin e TV Alsat-M drejt titujve në kuadër të turneve në mini futboll për mediat, që mbahen për çdo vit në vendin tonë nën organizim të radios sportive “SportskoRadio 90.3”.

Leave a Reply