Serhio Ramos nuk ngopet me tituj! Tregon çelësin e suksesit

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, mendon se ky sukses i vazhdueshëm i Realit është falë punës fantastike që po bënë trajneri i tyre, Zinedine Zidane.

“Çelësi i suksesit është Zinedine Zidane. Mënyra se si ai e menaxhon skuadrën është thjesht fantastike. Jemi shumë të lumtur, një titull më shumë. Kurrë nuk ngopem së fituari”, u shpreh kapiteni i “mbretërve” pas fitores së Realit të Madridit në ndeshjen fianle të SuperKupës së Evropës që sonte u zhvillua në “Telekom Arena” në Shkup.

Reali i Madridit falë golave të shënuar nga Kasemiro dhe Isko shënoi fitore me rezultatin 2:1, ku golin e vetëm për “djajtë e kuq” e realizoi Lukaku.

Leave a Reply