Enea Koliçi vazhdon kontratën me Kukësin

Portieri Enea Koliçi do të jetë pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm. “Gardiani” i portës kuksiane, i cili ishte njëri ndër më të merituarit për titullin e kampionit sezonin e kaluar, tashmë do të vihet nën urdhërat e Mlladen Milinkoviç.

31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Kukësit dhe ka hedhur firmën në kontratën e re me verilindorët.

“Jam shumë i kënaqur që rinovova me Kukësin. Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin dhe presidentin Safet Gjici. Do të bëj maksimumin për klubin dhe do të punoj fort për plotësimin e objektivave të tjera. Dua që të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm për këtë sezon. Nuk kam biseduar ende me trajnerin Mladen Milinkoviç, por me Luftëtarin ka bërë mjaft mirë dhe jam i sigurt se edhe me ekipin e Kukësit do të bëjë  po aq mirë. I kam ndjekur zhvillimet në skuadër dhe mendoj se janë bërë disa afrime mjaft të mira”, – u shpreh Koliçi për sajtin zyrtarë të klubit.

Leave a Reply