Samsonenko vendos, biletat për ndeshjen me Fenerbahçen nga 3000 për vetëm 300 denarë

Biletat për ndeshjen Vardar – Fenerbahçe gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin këtë ndeshje, do të mund ti blejnë për vetëm 300 denarë, edhe atë në cilën do pjesë të ulëseve në “Telekom Arena”. Kështu vendosi numri një i skuadrës kampione të Maqedonisë, Sergej Samsonenko, i cili njëherit paralajmëroi edhe largimin e tij nga Vardari në fund të sezonit.

Çmimi fillestarë i biletave në vlerë prej 2000, 2500 dhe 3000 denarë ngriti shumë pluhur në opinionin vendas, madje grupi i tifozëve të kësaj skuadre “komitët” thirrnin për bojkot të këtij takimi, gjë kjo që kishte prekur tej mase edhe miliarderin rus, i cili pas rikthimit të tij në Shkup paralajmëroi se më nuk do të udhëheq Vardarin, si dhe dy skuadrat e hendbollit me po të njëjtin emër në konkurencë të meshkujve dhe femrave.

“Lidhur me biletat për ndeshjen Vardar – Fenerbahçe, vendosëm që të ti shesim biletat me një çmim të njëjtë prej 300 denarëve, pa dallim sektori apo tribune. Të gjithë ata që kanë blerë biletë me çmimet fillestare, mjetet do ju rikthehen. Përpara Vardar! – kishte shkruar Samsonenko në kumtesën zyrtare, ku kishte paralajmëruar edhe tërheqjen e tij nga KF Vardari.

Rikujtojmë ndeshja e parë Vardar – Fenerbahçe, e vlefshme për fazën “play-off” të Liga Evropa në program është me datë 17 gusht në “Telekom Arena”.

Leave a Reply