Shkëndija-Vardari, pjesa e parë mbyllet pa gola (VIDEO)

Shkëndija dhe Vardari e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë të ndeshjes së xhiros hapëse për sezonin e ri futbollistik në vendin tonë. Edhe përkundër dominimit të plotë të Shkëndijës, “kuqezinjtë” nga Tetova nuk arritën të gjejnë rrjetën e Gaçevskit, i cili pati fat në minutën e 7-të, kur goditja e fuqishme e Besart Ibraimit nga goditja e lirë përfundoi mbi portë.

Megjithatë Gaçevski tregoi cilësitë e tij të larta në rastin e rradhës së Shkëndijës, kur ndali tentativën e Ferhan Hasanit nga fare afër. E gjithë kjo ndodshi në minutën e 9-të, teksa në minutën e 17-të, një rast të mirë për të mposhtur portierin e Vardarit, pati edhe Marjan Radeski, goditja e të cilit u ndal me sukses nga Gaçevski.

Një rast mjaft diskutabil ndodhi në minutën e 24-të, kur Besart Ibraimi nga gjysma e fushës mjaft mirë depërtoi drejt zonës kundërshtare, duke tejkaluar Besir Demirin dhe më pas edhe Boban Grnçarov, me të cilin pati një kontakt, mirëpo sipas arbitrit Dimitar Meçkarovski, jo edhe për të akorduar penalti.

Madje sipas tij bomberi kërçovarë kishte simuluar në këtë rast, me ç’rast Ibraimin e ndëshkoi me kartonë të verdhë.

Leave a Reply