Super Alimi, 3 ndeshje, 3 gola me Shkëdijën në kampionat (VIDEO)

Armend Alimi sa i përket realizimit të golave po rezulton të jetë më i miri në radhët e Shkëndijës së Tetovës në fillim të këtij sezoni. Dukë lënë me një anë paraqitjet e tij mbreslënëse në Liga Evropa, mesfushori kumanovar e ka nisur furishëm sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë, pasi vetëm në tre ndeshjet e para të zhvilluara në kampionat ka shënuar 3 gola, njofton infosport.

Alimi ishte realizator i golit të parë në ndeshjen e sotme ndaj Akademija Pandevit , ndërsa dy golat tjerë i realizoi në dy xhirot paraprake, me Shkupin në Çair dhe superbomba që realiozoi ndaj Vardarit në ndeshjen e parë të kampionatit.

29 vjeçari duket në formë tejët të mirë, ndërsa nëse vazhdon të mbajë këtë rritëm, mund të përfshihet edhe në listën e seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski për ndeshjet e muajit tetor. / “InfOSport.mk”


Leave a Reply