Jasir Asani vazhdon karrierën në Turqi

Futbollisti i talentuar shkupjan, Jasir Asani karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi. Lajmin për “infOSport.mk”, e konfirmoi vetë futbollisti i cili me shumë gjasa gjatë ditës së nesërme do të vendos rreth të ardhmes së tij.

Për shërbimet e tij në garë janë 4 skuadra turke, në mesin e të cilave edhe skuadra të njohura si Eskishehirspor, Elazigspor, Aytemiz Alanyaspor, Balikesirspor Baltok.

Që të gjitha këto skuadra dëshirojnë të rrëmbejnë talentin shqiptarë, i cili së fundmi ishte pjesë e Pobedës nga Prilepi.

Ndryshe karrierën e tij Asani e kishte nisur te Vardari, nga e cila skuadër sezonin e kaluar për 6 muaj luajti në formë huazimi te skuadra e Shkupit.

Do të jetë kjo hera e parë që Jasir Asani do të transferohet jashtë vendit, ku deri më tani në elitën e futbollit vendor ka zhvilluar 79 ndeshje, duke realizuar edhe 14 gola.

Leave a Reply