Ja arsyeja pse Interi nuk transferoi  Mustafin!

Emri i futbollistit shqiptarë nga Gostivari, Shkodran Mustafi këtë merkato ndërlidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e njohur italiane e Interit, mirëpo që deri te realizimi i tij nuk erdhi. Lidhur me dështimin e këtij transferimi, ka folur edhe drejtori sportiv i “neroaxurrëve”, Piero Ausilio, i cili ka zbuluar se shkaqet financiare u bënë pengesë për transferimin e Shkodran Mustafit nga Arsenali.

Klubi italian kishte ofruar një huazim me shumën e 5 milion eurove, me të drejtë blerje sezonin tjetër në vlerës prej 25 milion euro, ndërkohë që Arsenali nuk hiqte dorë nga kërkesa prej 40 milionë eurosh.

“Negociatat e vetme që kryem ishin për qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi, por kur morëm vesh kërkesat e klubit të tij, e lamë,” u shpreh Ausilio.

Rikujtojmë Interi gjatë kësaj merkatoje ka transferuar futbollistët si, Matias Vecino, Milan Shkriniar, Dalbert, Borja Valero, Zhoao Kanselo dhe Jan Karamoh.

Leave a Reply