Shkupi – Vardari takohen në 1/8 e finales së Kupës

Skuadra e FC Shkupit sot ka mësuar kundërshtarin e saj për ndeshjet e 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë. “Bardhekaltërit” nga Çairi për kundërshtarë në këtë fazë do të kenë njohësin e tyre të vjetër, Vardarin.

Ndeshjen e parë FC Shkupi do ta zhvillojë në transfertë me 13 shtator me fillim në ora 15:30, ndërkohë ndeshja e kthimit në program është me 18 tetor me fillim në orën 14:30 në stadiumin e Çairit.

Duke pasur parasysh se Vardari me 14 shtator do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë në kuadër të grupeve të Liga Evropa kundër Zenitit, mund të ndodhë që ndeshja e parë midis Vardarit dhe Shkupit të pësoj ndryshim të datës së zhvillimit.

Leave a Reply