Maqedoni-Shqipëri, ja sa tifozë shqiptarë do të ketë në Strumicë

Rreth 450 fansa shqiptarë do të jenë të pranishëm në sfidën e 05 shtatorit në Strumicë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin që ka një kapacitet prej 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.

Do të jetë kjo hera e parë në 23 vjet që Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit.

Leave a Reply