Junajtedi i frikshëm ndaj Evertonit (VIDEO)

Mançester Junajtedi këtë sezon po shfaqet shumë i frikshëm gjatë këtij sezoni në Premierligë. Skuadra e Hoze Murinjos arriti suksesin e radhës në kampionat, duke mundur kësaj rradhe Evertonin me rezultatin 4:0.

Antonio Valencia zhbllokoi rezultatin që në minutën e 4-të, pas një goditje fantastike në hyrje të zonës.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 83-të, kur Mikhtarian shënoi edhe golin e dytë, duke ju dhënë fund shpresave të mysafirëve, të cilët kapituluan në tërësi në minutat e fundit të takimit, kur Lukaku një minutë para fundit të takimit shënoi për 3:0, teksa në minutat shtesë të takimit Martial shënoi edhe golin e katërt nga pika e bardhë, të cilin e përfitoi vetë.

Falë kësaj fitore Junajtedi numëron 13 pikë po aq sa ka edhe Mançester Siti, dy skuadra këto që aktualisht ndajnë pozitën e parë.

Leave a Reply