E porositur apo jo? Futbollisti i Barcelonës ndërhyn ashpër ndaj Nejmar në stërvitje!

Kombëtarja e Brazilit po përgaditet për dy ndeshjet e rradhës eliminatore kundër Bolivisë dhe Kilit, ndërsa që në stërvitjen e parë erdhi deri te një zënkë mes Paulinjos së Barcelonës dhe ish futbollistit “katalunas”, Nejmar, që tashmë është pjesë e PSZh-së.

Paulinjo kishte ndërhyrë ashpër ndaj yllit të skuadrës parisiene, i cili edhe përkundër faktit se dëshironte të vazhdojë me stërvitjen, mjekët e dërguan atë në dhomat e xhveshjes.

Pikërisht atje erdhi edhe deri te një konflikt, kur Nejmar verbalisht kishte sulmuar Paulinjo, ndërsa që e gjithë kjo situatë të mos dalë nga kontrolli, ishin kujdesur bashkëlojtarët, të cilët kishin ndërhyrë për të qetësuar dy futbollistët.

Tashmë parashtrohet pyetja nëse kjo ndërhyrje e Paulinjos ishte me porosi nga dikush nga Barcelona, apo ishte vetëm ndërhyrje e momentit….??

Leave a Reply