Historike! Islanda mundi Kosovën dhe për herë të parë preku Botërorin (VIDEO)

Kombëtarja e Islandës vazhdon të shkruaj faqe të arta në historinë e futbollit të saj! Golat e shënuar nga Gilfi Sigurdson dhe Johan Gudmundson në rrjetën Samir Ujkanit i siguruan Islandës një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo një arritje historike për Islandën, pasi kjo kombëtare asnjëherë më parë nuk kishte arritur një gjë të tillë.

Sulmuesi i Evertonit shënoi golin e parë në minutën e 40 pasi bukur kaloi mbrojtësit e Kosovës në zonën kundërshtare, ndërsa ka mesi i pjesës së dytë Gudmundson edhe zyrtarisht siguroi biletën për në Botërorin e Rusisë.

Gjatë verës së vitit 2016 islandezët prekën ndeshjet çerekfinale të Evropianit në Francë, ndërsa vazhdojnë të gëzojnë tifozët e tyre edhe më tej me sukseset që po i arrijnë.

Me këtë fitore Islanda grumbulloi plotë 22 pikë në kuadër të grupit “I”, duke lënë pas vetes Kroacinë, që falë fitores 2:0 në ndeshjen e drejtpërdrejtë ndaj Ukrainës, në fund siguroi ndeshjet e “play-off-it”.

Në anën tjetër Kosova në debutimin e saj në një cikël eliminatorë, mbeti në vetëm një pikë të fituar, edhe atë që në ndeshjen e parë kundër Finlandës në transfertë, kombëtare kjo që sonte barazoi 2:2 si vendas përballë Turqisë.

Leave a Reply