Musliu: I lumtur për golin, shpresojë të vazhdojmë me rezultate të mira!

Mbrojtësi i Maqedonisë, Visar Musliu shënoi golin e parë në fanellën e përfaqësueses ‘A’ takimin ndaj Lihteshtajnit. Pas përfundimit të takimit, Musliu është shprehur se beson që në të ardhmen do të kenë rezultate më të mira me ekipin përfaqësueses.

Jam i lumtur për golin e parë të shënuar, kjo është një gjë që çdo futbollist e dëshiron. Mirëpo më e rëndësishme është fitorja e Maqedonisë. Është mirë që e mbyllëm me fitore dhe dëshirojë që në të ardhmen të kemi edhe rezultat sa më të mira dhe të ngjitemi sa më lart. I lumtur jam që i ndihmova skuadrës, por ajo nuk është vetëm merita ime, të gjithë bashkëlojtarët më përkrahën dhe ia arrita qëllimit. Besoj që do të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen”, është shprehur Musliu.

Leave a Reply