Kielini pas ndeshjes i kërkon fanellën Eros Grezdës

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje nga Italia në “Loro Boriçi” me rezultat 0:1, me golin e vetëm të Kandrevës. Pas ndeshjes mbrojtësi i njohur italian, Xhorxho Kielini i ka kërkuar Eros Grezdës që ti ndërrojnë fanellat.

Grezda për mediat shqiptare pas ndeshjes është shprehur i kënaqur, ndërsa ka folur edhe për pozicionet e tij në fushë.

“Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjet e ekipit në këto dy ndeshje.  Goditja që u ndal nga Buffon? Ai është portieri më i mirë në botë. Provova, por nuk ia dola, duhet të provoj përsëri. Pozita Për mua është e njëjtë, si në të majtë, si në të djathtë. Nuk e kam shpaguar ende besimin e trajnerit. Më duhet të bëjë shumë më tepër”, është shprehur Grezda.

Leave a Reply