Maqedonia U19 pësoi disfatë ndaj Bosnje e H., pjesë e saj edhe 4 futbollistë shqiptarë

Shpresat e Maqedonisë U19 kanë pësuar disfatë në ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Bosnje e Hercegovinës, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Zenicë, boshnjakët ishin dukshëm kundërshtarë më i mirë dhe në fund me plotë meritë shënuan fitore me rezultatin 3:0.

Golin e parë për Bosnje e Hercegovinën e shënoi Smajiq në minutën e 27-të, ndërkohë dy golat tjerë boshnjakët i realizuan në 20 minutëshin e fundit të takimit. Fillimisht Haxhiç në minutën e 72-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Metodija Velkovskit, teksa në minutat e fundit të takimit në listën e golashënuesve te Bosnje e Hercegovina u regjistrua edhe Rondiç.

Në këtë ndeshje te Maqedonia u paraqitën edhe 4 futbollistë shqiptarë, Altin Sefo, Besnik Ferati, Emir Skenderi dhe Besir Ramadani, ndërkohë vlen të theksohet se edhe te përfaqësuesja e Bosnje e Hercegovinës luajti një futbollistë shqiptarë, Rijad Sadiku, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe këto dy përfaqësuese me datë 19 tetor, po në Zenicë me fillim në ora 15:00 do të zhvillojnë edhe kontrolluesen e tyre të dytë, ku Maqedonia shpreson të marrë një rezultat pozitiv.

 

Bosnje e Hercegovina-Maqedonia 3:0 (1:0)
Qendra stërvitore e FFB në Zenicë
Arbitër kryesor: Irfan Peljto (Sarajevë).
Asistentë: Haris Bakoviç (Sarajevë), Mirza Demir (Kakanj).
Arbitër i katërt: Aldin Sofiç (Zenicë).
Golashënues: 1:0 Smajiç (27’), 2:0 N. Haxhiç (72’), 3:0 Rondiç (90’).
Bosnje e Hercegovina: Elvin Kovaç, Amar Beganoviç, Jasmin Çelikoviç, RIJAD SADIKU, Vladan Daniloviç, Edis Smajiç, Nedim HaXhiç, Nikola Kosaniç, Benjamin Haxhiç, Alen Mustafiç, Halid Shabanoviç.
Luajtën edhe: Milan Miriç, Shevkija Resiç, Stefan Kovaç, Imad Rondiç, Sasha Maksimoviç, Berin Brzoviç, Nidal Kozhljak.
Seleksionues: Toni Karaçiç.
Maqedonia: Metodija Velkovski, ALTIN SEFO, Filip Antovski, Xhejmi Perçeski, Stefan Simonovski, Anes Osmanoski, BESNIK FERATI, Stefan Naumçeski, Bojan Kolevski, Marko Georgievski, Mario Naumovski.
Luajtën edhe: EMIR SKENDERI, Tomçe Grozdanovski, BESIR RAMADANI, Filip Aleksovski, Bojan Panovski, Kristijan Dodevski, Filip Boshkovski.
Seleksionues: Dobrinko Ilievski.

Leave a Reply