E bujshme, Adnan Januzaj mund të luaj për Shqipërinë ose Kosovën!

FIFA gjatë ditës së djeshme ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në statutin e saj, duke lënë të hapur mundësinë për rishikimin e rregullit që ndalon futbollistët me dy nënshtetësi të ndryshojnë kombëtaren me të cilën luajnë.

Nga ky rregull do të mund të përfitonin Shqipëria dhe Kosova, dy shtete këto që do të kenë mundësinë për të afruar futbollistë që kanë zgjedhur kombëtare të tjera, por që nuk kanë luajtur më shumë se dy ndeshje.

I tillë është rasti me Adnan Januzajn e Real Sociedadit, i cili kohë më parë vendosi të luaj për Belgjikën, për të cilën përfaqësuese ka zhvilluar vetëm dy ndeshje. Kësisoj nëse FIFA miraton këtë pikë të lënë hapur në të ardhmen, atëherë shumë lehtë mund të ndodh që ky super futbollistë ti bashkohet Shqipërisë apo edhe Kosovës, vendi nga i cili kanë origjinën prindërit e tij.

Duke pasur parasysh se te përfaqësuesja e Kosovës ka disa fantazistë që manevrojnë shumë mirë me mesfushën dhe sulmin, Januzaj do të ishte një super goditje në formacionin e kombëtares shqiptare, që po vuan një futbollistë të këtij lloji, që do e ndihmonte repartin e avansuar dhe do mundësonte që ky repart të jetë më i rrezikshëm dhe të krijoj më shumë raste para portave kundërshtare. Megjithatë për të ndodhur një gjë e tillë, fillimisht duhet FIFA të aprovojë këtë vendim, ndërsa më pas të pritet në vendimin e Adnan Januzajt, nga i cili varet nëse do të zgjidhte njërin prej opcioneve.

Leave a Reply