Rufati: Me këtë gjeneratë të U19 mund të shkruajmë histori

Maqedonia U19 sot bëri një start ëndërrash, duke hapur me fitore të madhe ndaj Zvicrës ciklin eliminatorë për në Evropian.

Të besuarit e trajnerit Vujadin Stanojkoviq mundën “hevetët” me rezultatin 2:1, ndërsa pjesë e kësaj fitore për gjatë 90-të minutave ishte edhe futbollisti shqiptarë i Lokomotivës së Zagrebit, Agron Rufati, i cili mjaft mirë kreu detyrën e tij në repartin difenziv.

Ai ndjehet i lumtur për këtë fitore, mirëpo thotë që është ky vetëm hapi i parë dhe se bashkë me shokët kanë edhe dy ndeshje tjera mjaft të rëndësishme. “Jemi shumë të lumtur për këtë fitore të madhe. Besoj se kemi forcë për të kaluar me sukses këtë fazë eliminatore dhe të sigurojmë një vend për në “elite round”. Kemi një skuadër shumë të mirë, kemi forcë për të shkruar historinë, mirëpo nuk duhet ti japim vetes liri. Ky është vetëm hapi i parë, kemi edhe dy ndeshje të tjera, në të cilat do të duhet të futemi edhe më fuqishëm” – tha enkas për “infOSport.mk” menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Agron Rufati.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia do ta zhvillojë me 11 nëntor kundër Belgjikës, skuadër kjo e cila në kuadër të  xhiros së parë të grupit mundi Lihtenshtejnin me rezultatin e pastërt 3:0.

Me një fitore eventuale ndaj belgëve përfaqësuesja e Maqedonisë U19 do të ishte në rrugë të mirë që të vazhdojë serinë e rezultateve të shkëlqyeshme të grupmoshave të reja, pas kualifikimit të përfaqësueses U 21 në Kampionatin Europian si dhe kualifikimit të Maqedonisë U 17 në raundin elitar kualifikues të UEFA-së për Kampionatin Europian, ku si piksynim ka edhe kjo gjeneratë e udhëhequr nga trajneri Stanojkoviq.

Foto: gol.mk

Leave a Reply