Skandali rreth Behramit! Udineze kërkon kthimin e tij të menjëhershëm në Itali

Emri i Valon Behramit është bërë çështje diskutimi në relacion Udineze-Federata e Futbollit Zviceran. Klubi italian pjesë e së cilës është Behrami për momentin ka sumuar ashpër Federatën e Futbollit të Zvicrës, duke kërkuar nga ata rikthimin e menjëhershëm të Behramit nga Belfasti në Itali.

Futbollisti me origjinë nga Mitrovica e Kosovës që luan me kombëtaren e Zvicrës, ka shkuar pa lejen e klubit në grumbullimin me “helvetët”, dhe për këtë fakt skuadra e  Udineses ka kërkuar që ai të rikthehet në skuadër, ose ndryshe do ta  çojë çështjen në gjyq.

“Udinese kujton se i ka komunikuar federatës zvicerane se futbollisti është i dëmtuar aktualisht, dhe nuk është në gjendje për të luajtur ose për të qenë pjesë e stërvitjeve. Ndërprerja e kohës së rehabilitimit do të ndikojë negativisht në shëndetin e lojtarit. Nëse futbollisti nuk do të kthehet, skuadra jonë kë të drejtën për ta çuar çështjen në organet kompetente për të dhënë drejtësi sportive.  Do të hapim një çështje ndaj federatës zvicerane për shkelje të rregullave të FIFA-s”, shkruan klubi i Udineses në njoftimin e saj.

Italianët janë të zemëruar me diagnostifikimin e Valon Behramit, i cili pas një lëndimi në kofshë duhej të pauzonte nga 20 deri 25 ditë. Mirëpo një gjë të tillë nuk ka respektuar vetë futbollisti shqiptarë, i cili madje ka hdihëruar tej mase drejtuesit e klubit të tij, me deklaratën e dhënë mediave zvicerane: “Unë vendos për veten time nëse dua të luaj.”

Një deklaratë kjo që provokon qartë klubin e tij, për më tepër që nuk ka marrë leje nga ana e tyre për të qenë pjesë e Zvicrës për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që kjo kombëtare do ti zhvillojë kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të ndeshjeve të balotazhit për kualifikim në Botërorin”Rusi 2018”.

Ndeshjen e  parë Zvicra do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme në transfertë, ndërsa vetëm tre ditë më pas (12.11) këto dy kombëtare do të diskutojnë bashkë çështjen e udhëtuesit drejt Rusisë nga Bazeli.

Leave a Reply