Njihuni me rekordmenin e ri te Reali

Te Real Madridi ka plot kampionë, por njëri i kalon kufijtë e normales për peshën që ka në skuadër. Po flasim për kapitenin Serhio Ramos, i cili këtë sezon ka luajtur 1529 minuta me fanellën e “mbretërve”, apo gjithsej në 17 ndeshje.

Mbrojtësi “goleador” është rekordmen i padiskutueshëm në këtë aspekt, ndërsa mungesa e tij e vetme ishte ajo në ndeshjen e mbyllur në barazim me Valencian.

Spanjolli ka vrapuar për 899 minuta në La Liga, 360 në Ligën e Kampionëve, 90 në Superkupën e Evropës dhe 180 në Superkupën e Spanjës (dy ndeshje ndaj Barcelonës).

Pas Ramosit, i dyti në listën përkatëse të Real Madridit është braziliani, Kasemiro. I palodhuri i mesfushës ka luajtur 1338 minuta deri në këtë çast të sezonit, duke ia kaluar gjermanit Toni Kroos, i cili ka luajtur 1276 minuta.

Pas kësaj tresheje renditen Isco (1215 minuta), Luka Modriç (1134 minuta) dhe Marselo (1127 minuta), teksa Kristiano Ronaldo pas dënimit që morri në fillim të sezonit, deri më tani ka zhvilluar vetëm 1021 minuta.

Leave a Reply