Rikthehet Florian Kadriu

Florian Kadriu ka lënë pas problemet muskulare në këmbën e djathtë, duke u rikthyer pas tre ndeshjeve me petkun e Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti kërçovarë luajti sot 10 minutat e fundit të takimit ndaj Pobedës, në të cilën ndeshje skuadra e tij, Rabotniçki shënoi fitore me rezultatin 4:0.

“Tash është gjithçka në rregull, sot s’kam ndje dhimbje, shpresoj se dalë ngadalë të marrë veten dhe shpresojë të kthehem në formacion dhe të ndihmojë skuadrën në ndeshjet e rradhës” – deklaroi për “infOSport.mk” pas ndeshjes ndaj Pobedës, Florian Kadriu.

Për shkak problemeve muskulare, Kadriu mungoi në ndeshjet ndaj Shkëndijës (1:2), Shkupit (1:0) dhe Vardarit (3:1).

Leave a Reply