Osmani i kënaqur me fitoren dhe performancën e treguar të futbollistëve të tij (VIDEO)

Shkëndija mundi Sileksin me rezultatin 2:0 në ndeshjen e javës së 15-të në Kratovë, duke ndërprerë në këtë mënyrë serinë prej 8 ndeshjeve pa humbje të skuadrës vendase, e cila sot nuk kishte një kundërpërgjigje për të besuarit e trajnerit Qatip Osmani, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit ka mbetur i kënaqur me këtë tre pikësh të fituar, për më tepër edhe me lojën, pjekurinë dhe karakterin e treguar në lojë nga ana e futbollistëve të tij.

“Tre pikë të mëdha për ne, për ta ruajtur distancën që e kemi ndaj kundërshtarëve, mbase edhe një siguri për vazhdimin e kampionatit. Sa i përket lojës, mendoj se dominuam për gjatë 90 minutave, pjesën e parë nuk arritëm të shënojmë gol edhe pse patëm disa raste. Urime futbollistëve të mi për lojën që treguan, për një pjekuri, për një karakter të fortë dhe besoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm” – u shpreh Qatip Osmani menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Kratovë ndaj Sileksit për kanalin zyrtarë të klubit.

Shkëndija me tre pikëshin e sotëm arriti në kuotën e 37 pikëve në 15 xhiro të zhvilluara, ndërsa të dielën kjo skuadër në Tetovë do të mirëpret skuadrën e fundit në renditje, Skopjen.

Leave a Reply