Golat dhe rastet nga ndeshja Shkëndija-Skopje (VIDEO)

Shkëndija sot përballë skuadrës së fundit në tabelë, Skopjes në asnjë moment nuk vuri në diskutim fitoren, e cila në fund ishte e pastërt si loti me një rezultat të thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore te “kuqezinjtë” nga Tetova ishte kapiteni Ferhan Hasani, i cili realizoi “tripletën” e tij të parë këtë edicion, teksa një gol tjetër, të parin e këtij sezoni e realizoi mbrojtësi Egzon Bejtullai.

Falë kësaj fitore Shkëndija tashmë numëron 40 pikë, ndërsa Skopje mbetet në kuotën e 9 pikëve në pozitën e fundit.

Leave a Reply