Skopje dhe Shkupi ndahen miqësisht

Derbi lokal midis Skopjes dhe Shkupit është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e prapambetur e javës së 15-të në elitën e futbollit vendor që e njëjta u anulua të enjten, për shkak shiut të rrëmbyshëm që kaploi kryeqendrën tonë dhe kushteve që ofronte stadiumi në lagjen e Hekuranës.

I njëjti nuk  ofronte kushte aq të mira edhe në takimin e sotshëm, ashtu që në fund doli që fusha të jetë kundërshtari më i madh i të dyja skuadrave që edhe pas 90 minutave lojë nuk arritën të shënojnë asnjë gol.

Pjesa e parë ishte më e varfër sa u përket rasteve, ndërsa gjatë pjesës së dytë shumë lehtë mund të ndodhte që FC Shkupi për në Çair të kthehej me tre pikë të plota në rast se rezervisti Husein Demiri në minutën e 80-të ishte më i vëmendshëm para portës vendase, kur me kokë goditi vetëm jashtë kuadratit.

Me këtë barazim Shkupi mbetet në pozitën e 6-të, tashmë me 19 pikë, dy më shumë se Renova e vendit të 7-të, ndërkohë Skopje me 10 pikë mbetet në pozitën e fundit.

Leave a Reply