Ramadani vlerëson Suhejl Muharemin: Është një futbollist me vetëbesim! (VIDEO)

Trajneri shkupjan i KF Feronikelit të Kosovës, Zekirija Ramadani ka vlerësuar talentin e FC Shkupit, Suhejl Muharemin si njërin prej talentëve të medhenj të së ardhmes.

“E kam parë në dy ndeshje kontrolluese që ka luajtur ky futbollist dhe me të vërtet ka një vetëbesim, ka gjuajtje të mirë dhe ka një kontroll të mirë të topit. Është një futbollist që ka të ardhme të mirë. Shpresojë të rritet në frymën e profesionalizmit, të rritet me disciplinë dhe karrakter”, ka thënë Zekirija Ramadani në emisionin “ProSports”.

(Pjesa kur trajneri Zekirija Ramadani flet per talentin Suhejl Muharemin mund ta gjeni nga minuta e 18-të)

Tekniku Ramadani që në të kaluarën ka qënë pjesë e skuadrës së FC Shkupit si futbollist, por edhe si trajner ka, ndërsa ka vlerësuar pozitivisht formën aktuale të ekipit që po udhëheq për momentin Ardian Nuhiu. Ndryshe, kujtojmë që talenti Muharemi në ndeshjen e fundit ndaj Pelisterit shënoi një supergol, duke i dhënë një pikë shumë të vlefshme në kampionat skuadrës nga Çairi.

SUHEJL MUHAREMI

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLTALENTI SUHEJL MUHAREMI SHENON NJE EURO GOL PER BARAZIM TE REZULTATIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKUPI 2:2(S. Muharemi 86')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Leave a Reply