Atalanta ka shënuar fitore 2:1 në transfertën kundër Xhenoas, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një epilog të këtillë, pasi ishin vendasit ata të cilët të parët shënuan në këtë ndeshje me anë të Bertolaçit që në minutën e katërt.
Atalanta barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Iliçiç, teksa golin e fitores për “bergamasit” e realizoi Masiello në minutën e 52-të.
Etrit Berisha ishte titullar për Atalantën edhe në këtë sfidë, ndërsa falë fitores së sontshme Atalanta arrinë në kuotën e 23 pikëve, po aq sa ka edhe Torino. Që të dyja këto skuadra ndajnë pozitën e 8-të, ndërkohë Xhenoa me 13 pikë renditet në pozitën e 16-të.