Tifozët ofendojnë Donaruman! Gardiani “kuq e zi” shpërthen në lot (VIDEO)

Milani sonte në “San Siro” zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales kundër Veronës, ku të besuarit e trajnerit Xhenaro Gatuzo shkëlqyen, duke shënuar fitore me rezultatin 3:0. Megjithatë para fillimit të ndeshjes ndodhi diçka e papritur nga ana e tifozëve milanez, të cilët kishin shpalosur një banderolë kundër portierit të tyre, Xhanluixhi Donaruma.

Zemërimi i tifozëve lidhet me çështjen e rihapur të “gardianit” italian, atë të largimit nga “kuqezinjtë”.

“Shporru, copë m…! Durimi u sos”, – shkruanin tifozët e Milanit drejtuar gardianit të tyre. Portieri i Milanit nuk e ka duruar dot situatën dhe ka shpërthyer në lot, ndërsa kapiteni Bonuçi ka qenë ai që e ka ngushëlluar.

Leave a Reply