Fitojnë “Mançesterat”, derbi londinez mbyllet me barazim (VIDEO)

Mançester Siti nuk di të ndalet, duke regjistruar edhe fitoren e 15-të radhazi në këtë sezon të Premier Ligës, pasi triumfoi në transfertë ndaj Svonsit me rezultat të thellë 0:4. Golat që vendosët këtë përballje ishin dy të David Silvës dhe nga një të De Bruje dhe Agueros.

Mançester Junajtedi pas humbjes së derbit nga Siti, rikthehet te fitorja, duke mundur Burnmaut me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj përballje e shënoi Lukaku, që dha tri pikë skuadrës së tij.

Ndërkohë Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Uest Hemin, ndërsa me barazim 0:0 u mbyll edhe takimi Liverpul-Uest Bromviç Albion. Në përballjet tjera, Lesteri fitoi Soutemptonin me rezultat 1:4, përderisa Totenhami mundi Brigtonin me shifra 2:0.

Tabelën në Premier Ligën angleze vazhdon ta kryesojë bindshëm Mançester Siti i Guardiolës me 49 pikë, 11 më shumë se Junajtedi që ndodhet në vendin e dytë.

Leave a Reply