Milani pa probleme kalon në çerekfinale, takohet me Interin (VIDEO)

Milani pa shumë probleme ka kaluar në çerekfinale, pasi sonte në “San Siro” me rezultatin e pastërt 3:0 mundi Veronën, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Xhenaro Gatuzo ishin superior sonte, duke dominuar ndeshjen gjatë 90 minutave, ndërsa fitoren dhe kualifikimin e tyre për më tej e paralajmëruan gjatë pjesës së parë falë golave të shënuar nga Suso dhe Romanjoli.

Golin e vetëm gjatë pjesës së dytë për “kuqezinjtë” e realizoi Kutrone. Kjo fitore u siguroi atyre një përballje në çerekfinale me Interin.

Leave a Reply