Horor në shtëpinë e ish futbollistit të Portos dhe Marsejës, tenton të vrasë bashkëshorten

Lajme shokuese, ish futbollisti i Portos dhe Olimpikut të Marsejës, Luço Gonzales akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.

Lajmin e ka zbuluar vetë bashkëshortja e tij Andreia da Silva Marques Gonzalez për të përditshmen sportive braziliane, “Globo Esporto”, përmes së cilës ka akuzuar bashkëshortin Gonzales se ka tentuar që ta vrasë.

E gjithë kjo kishte ndodhur me datë 8 dhjetor, ndërsa ish reprezentuesit argjentinas i është ndaluar që të jetë 500 metra afër  shtëpisë së tij, ndërsa në 90 ditët në vijim nuk do të mund ti sheh as fëmijët e tij.

Burri im, Luço Gonzales tentoi të më vrasë” – tha Andreia da Silva Marques Gonzalez.

“Kishim një debat dhe tentoi të më vriste. Pastaj e zbrasi shtëpinë, duke marrë të gjitha bizhuteritë, arin dhe kartat e mia të kreditit. Ai mori paratë e mia. Tentoi të më gulfas dhe të mi priste venat, më dërgoi në terracë dhe ftoi fëmijët e mi të më shikonin nga poshtë, pasi ata në ato momente ishin në obor dhe po luanin me qentë, ndërsa më pas filloi të bërtasë: Do të të vras, do të të vras” – kishte thënë bashkëshortja e Gonzales.

Leave a Reply