Vardari, 65 ndeshje pa humbje si vendas!Disfata e fundit nga Shkëndija

Fitorja e së mërkurës ndaj Rabotniçkit për Vardarin ishte e 9-të gjatë këtij edicioni në ndeshjet si vendas nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa është ndeshja e 65-të me rradhë që Vardari nuk dinë për disfatë kur luan në shtëpi, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe është ky edicioni i katërt me rradhë, në të cilin Vardari nuk dinë se çfarë është disfata para tifozëve të vetë.

Në 65 ndeshje pa humbje Vardari ka regjistruar 52 fitore dhe 13 barazime, ndërsa disfatën e fundit në arenën “Filipi i Dytë” skuadra kampione e vendit e kishte pësuar më 23 mars të vitit 2014-të nga Shkëndija (1:2).

Leave a Reply