Vajzat e bukura do të largohen nga Formula 1

Vajzat që mbajnë çadrat në vijën e nisjes mund të mos jenë më, madje as në podium, duke nisur nga sezoni i ardhshëm në Botërorin e Formulës 1. Liberty Media, pronari i ri i F1, po e mendon këtë gjë pasi, sipas tij, shumë njerëz e shohin si një traditë që nuk ia vlen të ruhet.

“Disa mendojnë se ka kaluar koha e tyre, disa të tjerë që duhet të qëndrojnë. Kur të kemi të gjitha këndvështrimet, do të marrim një vendim për të mirën e sportit”, janë shprehur Çejs Keri dhe Ros Braun.

Leave a Reply