Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Milanit

Lajme aspak të mira për Interin në prag të ndeshjes me Milanin, e vlefshme për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë. Trajneri Luçiano Spalleti për ndeshjen e së mërkurës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy mbrojtësve D’Ambrosio dhe Miranda, të cilët u dëmtuan në ndeshjen e së dielës në transfertën ndaj Sasuolos.

Që të dy u zëvendësuan në një interval kohor prej vetëm 3 minutash, ndërsa pas ekzaminimeve të bëra mjekësore është përcaktuar lëndimi dhe shkalla e tyre.

“Pas zëvendësimeve gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Sassuolos, Danilo D’Ambrosio dhe Joao Miranda kishin të dy skanime MRI në Spitalin Hulumtues të Humanitas në Rozzano këtë mëngjes”, – thuhet fillimisht në faqen zyrtare të zikaltërve.

“Rezultatet zbuluan se mbrojtësi italian ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në ligamentin e kolateralit medial në këmbën e tij të majtë, ndërsa braziliani ka një dëmtim të klasit të parë në muskujt soleus të këmbës së tij të djathtë. Të dy lojtarët do të fillojnë rehabilitimin nesër (e hënë)”, – përmbyllet njoftimi i Interit.

Lajmi do të thotë se të dy mbrojtësit do të humbasin sigurt “Derby della Madonninan” me Milanin në Kupën e Italisë të mërkurën dhe mund të mos jenë në gjendje të kthehen deri pas pushimit të dimrit dhe mos më gjatë, deri në fund të muajit janar.

Leave a Reply