Junajtedi e nisi me këmbë të mbarë vitin 2018-të (VIDEO)

Viti 2018-të filloi mbarë për skuadrën e Mançester Junajtedit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Hoze Murinjo në këtë mënyrë i dha fund serisë prej 4 ndeshjeve pa fitore në të gjitha kompeticionet, pasi sonte mundën Evertonin me rezultatin 2:0 në “Gudison Park”.

Edhe përkundër mungesave të shumta të futbollistëve të lënduar dhe të suspenduar, “Djajtë e Kuq” ishin skuadra më e mirë në fushën e blertë dhe në fund me meritë arritën deri tek fitorja, falë golave të shënuar nga Marsial në minutën e 57-të dhe Xhesi Lingard në minutën e 81-të.

Me këtë fitore Junajtedi sërish ngjitet në pozitën e dytë me 47 pikë, dy më shumë se Çelzi që ka edhe një ndeshje më pak, teksa Evertoni mbtet në kuotën e 27 pikëve, duke u pozicionuar tashmë në pozitën e 9-të.

Leave a Reply