Liverpulli merr tre pikë me gol të shënuar në fund ndaj Bërnlit (VIDEO)

Liverpulli ka shënuar një fitore dramatike 1:2 në transfertën ndaj Bërnlit, njofton “infOSport.mk”. Mbrojtësi Ragnar Klavan shënoi golin e fitores në minutën e 94-të, pasi tre minuta më herët Gudmundson kishte barazuar për një çast rezultatin.

Ndryshe golin e parë për Liverpullin në këtë ndeshje e realizoi Mane në minutën e 61-të. Falë kësaj fitore Liverpulli barazohet me pikë me Mançester Junajtedin, skuadër kjo e cila ndeshjen e javës së 22-të do ta zhvillojë me fillim në ora 18:30.

Që të dyja skuadrat kanë nga 44 pikë, teksa Bërnli, kundërshtari i sotshëm i Liverpullit mbetet në kuotën e 34 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 7-të. Një fitore të madhe në ndeshjet e sotme realizoi Lesteri ndaj Hadersfilldit (3:0), ndërkohë Njukasëll Junajtedi me rezultatin minimal 0:1 mundi Stouk Sitin e Xherdan Shaqirit si mysafir.

Ndeshja e parë e ditës së sotme midis Brajtonit dhe Burnemautit u mbyll me barazimin 2:2.

Premierliga, Java XXII
Brighton 2 – 2 Bournemouth
Burnley 1 – 2 Liverpool
Leicester 3 – 0 Huddersfield
Stoke 0 – 1 Newcastle
Everton 18:30h Manchester Utd

Leave a Reply