Godet Tare, te Lacio transferon ish futbollistin e Juves!

Mbrojtësi i Veronës, Martin Kaseres është shumë afër transferimit te skuadra e Lacios, njoftojnë mediat italiane, përcjellë “infOSport.mk”.

Një transferim i tillë do të bëhet fakt brenda pak ditëve, ndërsa ndeshja ndaj Napolit javën që vjen (06 janar) do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Veronës.

Thuhet se të dyja klubet kanë arritur marrëveshje për këtë transferim që gjatë verës. Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, tha se Kaseres do të ndihmojë shumë skuadrën e tij në vijim të sezonit.

30-vjeçari Kaseres gjithashtu ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Lacios, në këtë rast edhe me drejtorin sportiv Igli Tare, rreth kushteve personale, ku ka këmbëngulur që ti vendoset një klauzolë largimi në shifrën e 5 milion eurove.

Leave a Reply