Super Bardhi mbylli vitin 2017-të në La Liga njëjtë si Kristiano Ronaldo! (FOTO)

Enis Bardhi pa dyshim se është një ndër yjet e futbollit modern, i cili vitin 2017-të do ta mbajë mend një kohë të gjatë, njofton “infOSport.mk”.

Ai brenda këtij viti me Maqedoninë U21 ishte pjesë e kampionatit Evropian në Poloni, duke qenë një ndër liderët kryesor te kjo skuadër, ndërsa gjithashtu bëri edhe transferimin e tij më të bujshëm, duke kaluar nga Ujpeshti në rradhët e Levantes në La Liga-n spanjolle.

Shkupjani 22-vjeçar në këtë mënyrë ia mundësoi vetes që të luaj me yjet e futbollit si Lionel Messi e Kristiano Ronaldo, me këtë të fundit që ndanë një gjë të përbashkët. Që të dy brenda 17 xhirove të para kanë nga 4 gola të shënuar, një fakt këtë të cilin ndoshta akush nuk do e besonte në fillimin e këtij viti. Por ja që ndodhi, ndërsa shpresojmë dhe besojmë se Bardhi nuk do të ndalet këtu dhe se do shënojë, edhe shumë e shumë gola të tjerë në një ndër kampionatet më të fuqishme evropiane, që këtë vit edhe zyrtarisht u zgjodh si kampionati më i mirë, duke lënë pas vetes Premierligën angleze.

 

Leave a Reply